Prindërit e tyre humbën jetën në krye të detyrës, 11 fëmijë marrin statusin e përkujdesjes së Republikës! Rama: Plotësuam amanetin! Ministrja: Ja se çfarë përfitojnë nga ky status

4 Maj 2022, 10:45| Përditesimi: 4 Maj 2022, 16:13

  • Share

TIRANË- 11 fëmijët e parë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, pasi të paktën njeri prej prindërve të tyre ka humbur jetën duke “luftuar” armikun e dukshëm ose edhe të padukshëm për interesin e përgjithshëm.

Për t’ia dorëzuar secilit personalisht statusin e veçantë, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes ishte kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo nismë është përmbushja e amanetit të heronjve që humbën jetën duke u vetëmohuar për të mirën e shoqërisë.

Rama tha se nisma për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, i lindi gjatë një vizite në familjen e Arjan Salës, i cili humbi jetën nga flakët në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij një vit më parë në një magazinë. Sot, djali i tij 5-vjeçar përfitoi nga statusi i veçante.

E pranishme gjatë ceremonisë ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila renditi të gjitha përfitimet e fëmijëve nga ky status i veçantë.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës, ja çfarë përfitojnë fëmijët:

  • - 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
  • - 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;
  • - 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;
  • - 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;
  • - 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Për vlerësimin e aplikantëve që përfitojnë nga ky status është ngritur një komision i posaçëm me në krye ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Aplikimet janë të hapura, ndërsa ato do të vlerësohen rast pas rasti.

Ora 10:46
Mjeku Drini Dobin humbi jetën në luftën ndaj COVID, djali i tij merr statusin ‘Fëmijë Republike’! Nëna e tij përlotet

 

Djali i mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën në luftën ndaj COVID, pasi u infektua, ka marrë statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’. E ëma e mjekut e përlotur tha se zemra e nënës do jetë gjithmonë e plagosur, por, fëmijët e tij do të ndjekin rrugën e babait të vet dhe do të ndihen krenar.

‘Unë jam nënë dhe zemra e nënë sështë shumë e plagosur, por këto nderime e vlerësime për djalin tim, i nxorri në pah edhe qeveria. Por ky status që jepet sot ishte më i rëndësishëm dhe më mallëngjyes, pasi këto fëmijë jetim do të ecin në rrugën e baballarëve, se janë gjak i atyre. Prindërit i kanë lënë emër, i kanë lënë histori. Qeveria nuk i la pas dore vlerat e djalit tim.’- tha nëna e mjekut Drini Dobi.

Ora 10:41
Djali i Arjan Salës merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’, Rama: Më lindi ideja për nismën kur takova familjen e tij

 

Ideja për të konkretizuar nismën për mbështetjen e fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës, Rama tha se i lindi kur takoi familjen e Arjan Salës. 

1 prej 11 fëmijët që përfituan të parët nga kjo nismë ishte pikëtisht djali 5-vjeçar i dëshmorit të atdheut, Sala.

“Ideja për ta ndërmarrë këtë nismë më ka lindur kur kam vizituar familjen e Arjan Salës, për faktin se dha jetën për të shpëtuar kushedi sesa të tjera, duke qëndruar mes flakëve  për të nxjerr kolegë. Sapo kam dal prej aty, kam kontaktuar menjëherë Ogertën dhe të tjerët dhe kemi filluar punë, për ta ngritur në mënyrë domethënëse mbështetjen e fëmijëve. E quajta amanet të heshtur, pasi ishte nja amanet që u tha pa fjalë nga ata që nuk janë më, një amanet të pathënë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte. Ishte i pranishëm nusja e re dhe i ati. Sot i japim Aronit, djalit 5-vjeçar të Arjanit, për 20 vitet e ardhshme.”, tha Rama.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Arjan Salës u nxor nga magazina e “Casa Italias”, 3 ditë më vonë pasi u përfshi nga flakët më 24 mars 2021. Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë më shumë se 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi, Arjan Salës.

 

 

Ora 10:32
Prindërit e tyre humbën jetën në krye të detyrës, Ministrja e Shëndetësisë: 11 fëmijë marrin statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

 

Fëmijët e prindërve të rënë në krye të detyrës përfitojnë nga sot statusin “Fëmijë në Përkujdese të Republikës”. Në një aktivitet të zhvilluar me praninë e kryeministrit Rama, fëmijë dhe familjarë të profesionsitëve të rënë në krye të detyrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky është një premtim i mbajtur për t’i patur në përkujdes fëmijët e heronjve që dhanë jetën, për mbrojtjen e jetës së tjetrit.

“Një vit më parë, Kryeministri Rama, bëri një premtim. Qeveria do u qëndronte pranë, pa asnjë rezervë, fëmijëve dhe familjeve të heronjve të këtij vendi. Sot, ky premtim bëhet realitet. Eshte dita kur në zbatim të Ligjit “Per Fëmijët në përkujdesje të Republikës”, akordojmë Statuset per fëmijët e heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut, si shenjë mirënjohjeje për sakrificën vetmohuese të baballarëve tuaj të dashur, të djemve tuaj të shtrenjtë, që sot nuk janë më mes nesh”, tha Manastirliu.

Në cilësinë e drejtuese së Komisionit Qendror të dhënies së statusit “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, Manastirliu tha 11 fëmijëve të parë u jepet ky status i posaçëm, duke theksuar se me Ligjin e “Fëmijëve në Përkujdesje të Republikës”, këta fëmijë përfitojnë një paketë të plotë mbështetje, derisa të dalin në jetë e të mund të bëhen të zotët e vetes.

“Pas vleresimit te kujdesshem, 11 fëmijëve u jepet statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, dhe u akordohen përfitimet e statusit, nga trajtimi financiar me mbështetjen çdo muaj me pagën e prindit që ka humbur jetën, përgjatë gjithë viteve të fëmijërisë e deri në moshën 25 vjeç, nëse fëmija ndjek shkollën e lartë. Po keshtu do të kenë mbështetje për arsimim, punësim, kujdes shendetesor dhe mbrojtje sociale”, bëri me dije Manastirliu.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës parashikon:

- 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

- 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;

- 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;

- 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;

- 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

“Fëmijët në Përkujdesje të Republikës” do të përfitojnë gjithashtu bursën për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike dhe tekste shkollore falas. Po kështu përfitojnë bursë të plotë nga fondi i mbështetjes studentore dhe janë të përjashtuar nga tarifa vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë. Gëzojnë të drejtën e orientimit profesional falas dhe mbështetje për punësim në administratën publike ose biznesin privat. Komisioni Qendror i ngritur për vlerësimin e dosjeve të profesionistëve të rënë në krye të detyrës, do të mblidhet çdo herë që ka kërkesa për marrjen e këtij statusi.

Ora 10:21
11 fëmijë marrin statusin e përkujdesjes së Republikës, Rama: I plotësuam amanetin prindërve tuaj që humbën jetën si mburojë për shoqërinë

11 fëmijët e parë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, pasi të paktën njeri prej prindërve të tyre kanë humbur jetën duke “luftuar” armikun e dukshëm ose edhe të padukshëm për interesin e përgjithshëm.

Statusin e veçantë këtyre fëmijëve, ia u njoftoi kryeministri Edi Rama në një ceremoni të veçantë, ku siç tha i përmbushi amanetin aty që humbën jetën dhe u vetëmohuan për të mirën e shoqërisë.

“Janë pikërisht njerëzit e zakonshëm dhe autorët e akteve më të jashtëzakonshme të vetëmohimi, për t’u bërë mburojë e shoqërisë. Të tillë ishin edhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë, prindërit tuaj, të cilët jetojnë në kujtimet tuaja dhe në kujtesën tuja. Ata lanë pas jo vetëm shembullin e tyre, por edhe amanetin e heshtur për ne, që mos t’iu lëmë për asnjë çaste vetëm. Ky takim sot është për ta shpallur edhe publikisht atë amanet, i cili u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i këtij mandati të tretë. Sot jemi këtu për të kujtuar prindërit tuaj me fjalët e amanetit të përmbushur dhe për t’i thënë aty se kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe, por edhe të gjithë Shqipërisë, se republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve.

Sot statusi i këtyre fëmijëve nuk është një zotim, por një risi.  Statusi i veçantë parashiko edhe marrjen e shëndetësisë falas, edhe kur është nevoja. Edhe në strukturat më të specializuara jashtë vendit.  I gjithë procesi i shkollimit, me përjashtim nga tarifat. Për të vajtur edhe tek orientimi profesional dhe mbështetja për punësim. Ky status i takon të gjithëve fëmijëve të dëshmoreve, si dhe mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Sot këtu janë 11 fëmijët e parë, ndërkohë komisioni i ngritur sipas ligjit enkas për këtë qellim, vijon me trajtimin e rasteve të tjera.  Sot nga politikat sociale, përfitojnë afron 140 mijë fëmijë, janë fëmijë që marrin ndihmë ekonomike, për fëmijët jetim, fëmijët e nenave që janë viktima të dhunës, pagesa është trefishuar. Ndërkohë në vazhdën e detyrimit për t’iu përgjigjur bindjes së shprehur nga një numër i madh qytetarësh shqiptarë përmes këshillimit social, po punojmë edhe për të shtuar në këtë program të gjerë politikat sociale, një të re që do të mbështesë nënat me më shumë se 3 fëmijë. Të gjitha këtyre u shton subvencione dhe detyrim”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valmir: 05/05/2022 03:47

    Injorant mbeti qe i injorant. Perkujdesja buron nga Ligji dhe jo amaneti o pyke kryeminister. Nuk e materializon ti "amanetin" por detyrimi ligjor. Ca matufi more.

    Përgjigju
  • Femijet jetim dhe te varfer: 04/05/2022 17:36

    Amaneti me nje shtet te shekulli 20 ose 21 eshte te kujdesesh per te tere femijet ne veshtiresi o cope mishi qe na ke zene deren. Femijet e tjeter ne nevoj kane statusin nen perkujdesjen e Elvis Nacit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?