Kronikë
Top 24

Prindërit u dogjën/ Ministria u jep statusin e jetimit katër fëmijëve në Pukë

10 Prill 2019, 12:23| Përditesimi: 10 Prill 2019, 12:28

  • Share

Pas fatkeqësisë së ndodhur në Pukë ku një çift humbi jetën pas zjarrit që dogji shtëpinë dhe 4 fëmijë mbetën jetimë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror ka marrë menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit.

Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshen e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi.

Ndërkohë ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme.

Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë. Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim.

Komento

Komente

  • BEGP: 10/04/2019 13:57

    Eh mor Petrit c'djale flori qe ishe, si ike keshtu kaq papritur?! I pafjale, i papertuar, duararte, i respektuar nga te gjithe koleget e punes. Na pikelloi pa mase ikja jote dhe e bashkeshortes, nuk e meritoje nje fund te tille. Te te rrojne femijet tani, uroj nje sistemim te shpejte dhe te mire per ta dhe nderofshin emrin tend kur te dalin ne jete. Qofsh i paharruar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?