Politikë

Printimi i fletëve të votimit, Celibashi: Kemi kontaktuar kompaninë sllovene, i qëndrojnë afateve të kërkuara nga ne

5 Prill 2021, 11:40| Përditesimi: 5 Prill 2021, 11:52

  • Share

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i pyetur në lidhje me vonesat e fletëve të votimit, tha se që herët në mëngjes është kontaktuar kompania sllovene dhe fletët e votimit do të vijnë brenda afateve të caktuara.

‘Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë konfirmimin sikurse është fleta e votimit tani ata mund t’i qëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar për printimin dhe për t’i sjellë këtu në KQZ. Kështu që nuk kemi asnjë lloj problemi me sjelljen e fletëve votimi. Do të jetë e njëjtë në të gjitha qarqet.

Nëse do të kishim edhe një vonesë më shumë në lidhje me kohën se kur do të kishim versionin përfundimtar të fletës së votimit, do të paguanin më shumë për transportin duke qenë se mund të ishim në kushte të emergjencës. Kemi tashmë gjithë mirëkuptimin e kompanisë sllovene. Informacionin duhet t’ua kishim dhënë që në 26 mars. Ata me të njëjtat financa do të përmbushin punën e tyre për t’i printuar dhe për të kryer transportin.’- tha Celibashi.


Lajmi kryesor:

25 prilli/ Celibashi: Vota e pavlefshme nëse zgjedh një parti dhe kandidat të partisë tjetër! Lejohet edhe nëse zgjidhni vetëm kandidatin ose vetëm partinë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?