Hotel Vjosa që u shemb në Tiranë

Tirana

Prishet hoteli në qendër të Tiranës/ Veliaj: Po shembim çibanin e fundit (FOTO)

23 Shkurt 2019, 18:49| Përditesimi: 23 Shkurt 2019, 18:54

  • Share

TIRANE-Një tjetër ndërtim pa leje është shembur në kryeqytet. Bëhet fjalë për një objekt të ndërtuar shumë vite më parë si hotel pas 15-katëshit. Veliaj e cilëson si çibanin e fundit që po prishet në Tiranë pas pastrimit të Lanës dhe Parkut Rinia në kohën e Ramës. Në vendin që ndodhej hotel Vjosa që po shembet, do t'i hapet rruga stacionit të autobusit

"Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje!  Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skenderbej për t'i hapur rrugë stacionit të autobusit"  shkruan Veliaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?