Karburanti për të cilin u arrestuan zyrtarët e ARRSH në Durrës

Prishja e barrierës së rrugës për karburantin në Durrës/ Arrestohen 2 zyrtarë të tjerë të ARRSH-së për shpërdorim detyre dhe 2 ndërtues

21 Tetor 2020, 09:53| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 10:16

  • Share

Arrestohen edhe 2 zyrtarë të ARRSH në Durrës, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe ndihmë për ndërtim pa leje, lidhur me ndërtimin e karburantit në aksin rrugor “Plepa-Kavajës” dhe 2 ndërtues.

Ditën e djeshme u arrestua Xhevat Vataksi, 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm" dhe Afërdita Basha, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Kurse sot në pranga ka rënë Rezart Arkaxhiu, 36 vjeç, ndërtues dhe Astrit Zenelaj, 56 vjeç, inxhinier në ARRSH.

Të proceduar për këtë çështje janë disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor në Durrës dhe bëhet fjalë për një dëm financiar prej mbi 200 milion lekë të vjetra, që ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit. 

Më herët të policia ekzekutoi masat e sigurisë ndaj 3 personave dhe shpalli në kërkim 6 të tjerë. Masa më pas për 2 të arrestuarit ka ndryshuar, pasi Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë dy nga zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë ”arrest në shtëpi” për një të tretë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni i karburanteve Mustafa Koka, i cili nuk është arritur të gendet nga policia. Mustafa Koka, sipas burimeve të policisë është ndërtuesi i një karburanti në rrugën kombëtare që lidh zonën e Plepave me Kavajë. 

Vijon...

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?