Zbardhen masa e sigurisë për zyrtarët e ARRSH të arrestuar në Durrës, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe ndihmë për ndërtim pa leje.
2 prej tyre janë lënë në burg, 1 arrest shtëpie dhe 6 në kërkim.
U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg" ndaj shtetasve:
Lekë Tushaj 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
Kastriot Braha 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";
Masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" për shtetasin Agron Hasanaj 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
Afërdita Basha 48 vjeçe, Dhurata Lazaj 55 vjeçe, Astrit Zenelaj, 56 vjeç dhe Spartak Tarka, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Xhevat Vataksi 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm" kryer në bashkëpunim.
Rezart Arkaxhiu 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale "Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm" kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor: