Prishja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, reagon KASH: Përgjigje e duhur ndaj sulmit kibernetik! Merrni masa për forcimin e kapaciteteve  

7 Shtator 2022, 16:19| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 16:20

  • Share

1662560418_Keshillilogo.jpgPër prishjen e marrëdhënieve diplomatike të Iranit ka reaguar Këshilliu i Ambasadorëve Shqiptarë të cilët përpos se e kanë përshëndetur këtë ndërprerje, u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse për infrastrukturën digjitale.

‘KASH përshëndet ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. I bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa urgjente për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse për infrastrukturën strategjike dixhitale.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si përgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik të organizuar dhe sponsorizuar në nivel shtetëror me objektiv “shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare”.

Përmes këtij sulmi, RIS ka minuar çdo akt dhe parim të së drejtës ndërkombëtare që rregullon raportet mes 2 vendeve që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën. Aq më tepër, që sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO, përbën kërcënim serioz ndaj të gjithë aleancës, duke e bërë të domosdoshme kundërpërgjigjen proporcionale me rrezikun që kanoset.

Nga ana tjetër, KASH i bën thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa urgjente për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të infrastrukturës digjitale, në dritën e paralajmërimeve të shtuara të NATO dhe BE për potencialin e shumëfishuar të sulmeve kibernetike ndaj vendeve anëtare, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë të sigurojnë mbikqyrje të plotë të masave të marra nga AKSHI, përpara dhe pas këtij sulmi kibernetik, për mbrojtjen e insfrastrukturës strategjike digjitale të vendit.’- thuhet në njoftim 


Lajmi kryesor:

Qëndruan pas sulmeve kibernetike të Shqipërisë, SHBA-Britani e Madhe: Pranë aleatit tonë, Teherani përgjegjës! Ambasadorja Kim: Edhe ne veprime ndaj Iranit


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?