Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një reagim për aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, akuzon qeverinë se është ajo që nxiti paligjshmërinë për përfitime elektorale.
“Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë”, shkruan Lapaj në një postim në rrjetet sociale.
Sipas Lapaj, 40 objekte pa leje në një fshat të vetëm, janë shifra alarmante që vë në dyshim funksionimin e institucioneve përgjegjëse.
“Si ka mundësi, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”, shkruan kreu i “Shqipëria Bëhet”.
Komente

Lapaj bastard djale as fshati I tij nuk e votoj. Ka ardh koha per lider katolik Roman opozite , nuk vlejne keto te tjeret , duhet ndonje qe ka punuar ne NATO ! Ta hogsha zemren e politikes me 4 opozita jugu !
Përgjigju