Shembja e ‘Prestige Resort’, Rama: S’ka lidhje me lirinë e medias, ishte ndërtim pa leje! Investitorët s’do i bëjnë më karshillëk ligjit

4 Dhjetor 2022, 17:00| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 17:16

  • Share

1669900824_WhatsAppImage20221201at13.28.20.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së ‘Prestige Resort’ në Kavajë në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Rama thotë se ky operacion nuk ka lidhje me goditjen e lirisë së medias, ashtu siç pretendohet nga pronarët, por është një operacion që po merret në kuadër të ndërtimeve pa leje.

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi! Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi! Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!

Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!


Lajmi kryesor:

70 kg eksploziv, VIDEO me dron nga momenti kur IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar ‘Prestige Resort’ në Kavajë! Reagon Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje politike


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?