Prishja e stolave në ‘Air Albania’, reagon ‘Tirona Fanatics’: Policia po na shoqëron pa asnjë fakt

24 Shkurt 2020, 14:44| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 14:47

  • Share

Grupimi më i zjarrtë që mbështet ekipin e Tiranës, ‘Tirona Fantacis’, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me prishjen e stolave të stadiumit Air Albania ditën e shtunë, kur FSHF njftoi se janë prishur 164 stola pas takimit me Kukësit. Në reagimin e saj Tirona Fanatics shkruan se policia po shoqëron anëtarë të grupit me pa të drejtë, madje pa pamje filmike, të cilët më herët është premtuar se do të publikohen nga FSHF-ja.

Reagimi i “Tirona Fanatics”:

Prej ditës së shtunë e deri sot, në mënyrë totalisht të turpshme, Policia e Shtetit po shoqëron anëtarë të Fanatics individualisht në ambientet e komisiariatit nr 1, me pretekstin e thyerjes së stolave gjatë ndeshjes me Kukësin dhe prishjen e rendit publik.

3 anëtarë janë dënuar me gjobë sot dhe 1 tjetër vazhdon të jetë në ambientet e paraburgimit, PA ASNJE PROVË FILMIKE, PA ASNJË FAKT!

Asnjë ballafaqim me video-provat e me televizora të fikur, Policia e Shtetit deklaron se këto jane “urdhëra nga lart”…

KJO ESHTE QESHARAKE!

Pseudopolicia edhe pseudourdhëruesit e saj duhet te ndalojnë sa më shpejt këtë represion idiotesk ndaj antarëve të TF dhe tifozëve bardheblu, të nisur nga kriminelët e vërtetë të këtij vendi…

Ne jemi Ultras, jo Kriminel!

Liri per cunat tonë Liri Per Ultras!

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uitras Guerrils: 24/02/2020 22:34

    Mos kishin hyre fantazmat ne stadium dhe I thyen stolat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?