Juristi Kreshnik Spahiu, tha se duhet që të ngrihet një taskë forcë që të bëjë të mundur kontrollin për të mos lejuar zaptimin e hapësirave publike.
Ai tha se prishja e ndërtimeve pa leje duhet që të bëhet për çdo hapësirë që është e zaptuar dhe jo në mënyrë selektive.
‘Kontrolli i territorit nuk mund të bëhet as me 4 ditë dhe as me 4 ditë dhe as me 4 muaj. Duhet që të ngrihej një taskë forcë për të parë pronësinë për mijëra njësi tregtare në Shqipëri. Nuk janë problem vetëm tendat por kanë kaluar kufinjt e pronësisë. Çdo pallat katet e para i shndërron në njësi tregtare. Ne jemi kryeqytet europian presim 10 mln turistë dhe pretendojmë të jemi në BE. Taska forca duhet që të dal në çdo dyqan dhe kafene me metër, nëse duam që të bëjmë shtet. Nëse Rama nga këto 26 mijë bare dhe kafene dhe nga ato 50 mijë prish 2 mijë dhe të tjerët i lejon në pushtimin që i bënë territorit nuk ka bërë gjë tjetër veçse një aksion që është selektiv. Nuk ka pse kryeministri të bëjë
Lajmi kryesor:
Spahiu: Çlirimi i trotuareve dhe prishja e shtesave, s’duhet të ndërpritet si aksioni tritolit në 2013-ën
S.B/ReportTv.al
