Dy pronarë lokalesh në Tiranë janë shoqëruar për shkak se subjektet e tyre prishnin qetësinë publike.
Pas denoncimit të banorëve policia ka shkuar në vendngjarje, në zonën e Bllokut, dhe ka bërë procedimin e dy pronarëve të dy subjekteve të ndryshme. Konkretisht u proceduan D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, për arsyen se në lokalet e tyre kishte muzikë me zë të lartë në orët e vona.
Ndërkohë për shkak se kishte edhe shkelje të aktit normativ për koronavirusin lidhur me protokollin mbrojtës, subjekti në pronësi të D. S u vendos gjobë në masën 1 milionë lekë të reja.
MBYLLINI KETO lokale ,,,se jane pika infektimi,,,...
Përgjigju