Prishtine

Prishtina ndalon përdorimin e skuterave dhe biçikletave elektrike nëpër sheshe publike

13 Gusht 2022, 15:34| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 15:37

  • Share

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e skuterave, motorëve dhe biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit. Këtë e bëri me dije vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook. Përparim Rama theksoi se ndalimi bëhet në vendet ku ka shumë këmbësore që qarkullojnë.

Rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 15 gusht, dhe përfshin të gjitha hapësirat publike ku ka këmbësorë.

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve. Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, shkroi Rama.

Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës thuhet se i ka detyruar shumë qytetarë në Prishtinë që të kërkojnë alternativa si skuterat e biçikletat.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • O yea: 14/08/2022 01:19

    Po kujt i lindi kjo ide ne kosove? Sepse ne te gjithe boten keto fenomene nuk ekzistojne prej 100 vjetesh, jo po jemi te paret per prapambetje. Komplimenti

    Përgjigju
  • Lui: 13/08/2022 21:01

    Në Tiranë kalon motori i picave mes sheshit, dhe nëpër rrugët të dedikuar për biçikleta.. Nuk kam parë ndonjëherë ndonjë polic të merret me këtë gjë..☹️

    Përgjigju
  • denisa: 13/08/2022 19:10

    Ne Tirane pedonalja eshte 200 metra dhe me gjithe qe ka tabele ndalim kalimi kalojne motora, bicikleta, skutera e cdo gje, polici i bashkise rri kot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?