Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndërsa për bashkëpunëtorin Arbër Sejdiu u dha dënimi prej 15 vitesh burgim.
Teksa pritej vendimi, para gjykatës u mblodhën dhjetëra persona, për të kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për autorët e krimit.
Ndërsa në momentin kur jepet vendimi, ta pranishmit në sallë duartrokasin.Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, i cili me dashje dhe në bashkëpunim me Arbër Sejdiun, vrau Marigonën.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021në banesën e tij, e kishte detyryar Marigona Osmanin të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e keqtrajtuar në forma të ndryshme.
Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.
Krivaqa dhe Sejdiu e kanë goditur 18 vjeccaren me sende të forta në gjithë trupin, duke i shkaktuar plagë të forta dhe më pas vdekjen.
Sipas mediave vendase, vokati dhe familjarët e 18-vjeçares nuk janë të kënaqur me vendimin kundër Sejdiut me pretendimin se të dy meritojnë burgim të përjetshëm.
Gjykata në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaça i cili dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren Marigona Osmani. Mediat e Kosovës shkruajnë se në momentin kur gjykatësi shpalli vendimin për Krivaçën, familjarët e Osmanit mirëpriten vendimin me duartrokitje ndërsa deklaruan “Bravo për këtë qen, i mjerë”.
Nëna e Marigona Osmanit po ashtu duke dalë nga seanca, iu drejtua Krivaqës duke i thënë “Ishalla kurrë dritë nuk sheh, ma ke mbytë vajzën 18 vjeç”.
Për vrasjen e Marigona Osmanit, u dënua edhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim.