Mircea Lucesku

Prishtinë/ Vërshëllimat dhe sharjet e tifozëve të Kosovës ndaj himnit të Rumanisë, trajneri Mircea Lucesku: Pjesë faji kemi dhe ne! I provokuam ndeshjet e kaluara

7 Shtator, 08:50| Përditesimi: 7 Shtator, 08:57

  • Share

PRISHTINË - Mbrëmjen e djeshme, u luajt ndeshja e Ligës së Kombeve mes Kosovës e Rumanisë në stadiuminin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Dardanët u mposhtën me rezultatin 0-3, duke lënë të zhgënjyer mbështetësit. Por gjatë sfidës tifozët në stadium vërshëllyen skuadrën rumune si dhe vërshëllimat ishin të shumta edhe gjatë himnit rumunë.

Kjo pasi në takimin e fundit që ka luajtur Rumania me Kosovën një vit më parë, në Bukuresht ishin tifozët rumunë që brohorisnin që Kosova është Serbi si dhe shpalosën një hartë të Kosovës me Flamur serb. Tashmë ishte rradha e tifozëve të Kosovës të kontestonin skuadrën rumune.

Lidhur me këtë trajneri i Rumanisë tha pas takimit se për këtë sjellje një pjesë të fajit kanë edhe vetë rumunët, pasi tifozët rumun provokuan në ndeshjen e shkuar në Bukuresht.

“Duhet të kuptojmë se është edhe faji ynë, që i provokuam në ndeshjet e kaluara. Do të doja që njerëzit tanë t’i qasen ndryshe futbollit dhe fenomenit, me një sjellje tjetër, me respekt për njerëzit që janë në terren, me respekt për të gjithë vendin”, ka thënë fillimisht Lucescu pas ndeshjes.

1725691960_lucesku.JPG

Momenti gjatë himnit rumun

“E dija që kjo do të ndodhte. Lojtarët ishin përfaqësues të denjë të vendit në këto kushte të vështira. Ne ishim të përgatitur paraprakisht”.

“Është thjesht një fitore. Nuk e mendoja se do të fitonim 3-0. U kërkova lojtarëve vetëm një gjë para ndeshjes: kur të përfundojë ndeshja dhe ata të largohen nga fusha, të binden se dhanë gjithçka për të fituar, kjo është e gjitha”, përfundoi trajneri i njohur rumun.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?