Skënder Krasniqi dhe djali i tij Albert Krasniqi

Kosovë / Vrasja e Albert Krasniqit që tronditi Prishtinën, lihet në burg i ati

11 Maj 2022, 18:16| Përditesimi: 11 Maj 2022, 18:21

  • Share

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur me refuzim të kërkesës së avokatëve të Skënder Krasniqit i cili pretendon se më 27 janar të 2021 vrau djalin e tij , Albert Krasniqi nga pakujdesia.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se supremja e ka konsideruar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë që ishte ushtruar nga avokatët Ramiz dhe Fanol Krasniqi kundër aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesa e përbashkët për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësve të të dënuarit S.K. e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti i Përgjithshëm P.nr.3269/2021 të datës 03.12.2021 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PA1.nr.31/2022 të datës 25.02.2022”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Gjykata Themelore në Prishtinë, autorin e vrasjes Skënder Krasniqin, e kishte shpallur fajtor për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” bazuar në nenin 175 të KPRK-së dhe e kishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 5 muaj, vendim të cilin e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Sipas këtij aktgjykimi Gjykata Supreme e Kosovës pas shqyrtimit të shkresave e lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve në kërkesë ka gjetur se kërkesa është e pabazuar, ngase sipas Supremes aktgjykimet kundër të cilave është parashtruar kërkesa, nuk përmbajnë shkelje për të cilat pretendohet.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditi Prishtinën më 27 janar të 2021. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas njoftoi vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Albert Krasniqi dhe babai i tij njiheshin si biznesmenë të suksesshëm në Kosovë. Madje Alberti ishte edhe personazh i njohur i shoëbizz-it shqiptar për shkak të lidhjeve të tij me figurat publike.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?