Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Prishtinë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata lë në burg Naim Murselin dhe bashkëpunëtorët e tij

24 Tetor, 20:19| Përditesimi: 24 Tetor, 20:22

  • Share

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën edhe për dy muaj të tjerë, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Të tre autorët e dyshuar të krimit do të mbesin në paraburgim deri më 24 dhjetor 2024.

“Me datë 24.10.2024, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Masa e paraburgimit për secilin prej tyre është vazhduar për dy muaj, duke e çuar deri më 24.12.2024,” njoftoi për “Betimi për Drejtësi” Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës.

Krimi i rëndë tronditi Kosovën ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë ku fillimisht u raportua si një grabitje nga ana e bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit, i cili më vonë u zbulua se kishte planifikuar të gjithë ngjarjen për vrasjen e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve të tyre.

Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?