Këngëtarja Ariana Grande dhe i dashuri i saj Pete Davidson

VIP & Spektakël

Prisnim dasmën, Ariana Grande i jep fund lidhjes me Pete Davidson

15 Tetor 2018, 18:44| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 18:50

  • Share

Në një kohë që të gjithë fansat dhe ndjekësit e këngëtares prisnin datën e dasmës, Ariana Grande i ka dhënë fund lidhjes me komedianin Pete Davidson.  Çifti e zyrtarizuan lidhjen e tyre në maj të këtij viti, pak kohë pasi ishin ndarë nga partnerët e mëparshëm.

Të dy i kemi parë gjithmonë bashkë dhe dukeshin shumë të dashuruar, por mesa duket  ndarja nga jeta papritur e ish të dashurit të këngëtares, reperit Mac Miller, ndikoi shumë keq në gjendjen e Ariana-s.

“TMZ” shkruan se kjo vdekje mund të ketë ndikuar në lidhjen e tyre dhe për pasojë janë ndarë. Madje Davidson tatuazhin me veshë lepuri që kishte bërë pas veshit, si dedikim për Ariana-n, e ka zëvendësuar me një zemër.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?