Trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani

'Prisnim fitore', Osmani i zhgënjyer me debutimin te Vllaznia: Futbollistët e mi ishin në kohë vonesë

2 Nëntor 2023, 11:33| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 11:36

  • Share

Qatip Osmani ka debutuar me barazim te Vllaznia, pasi shkodranët janë ndalur me rezultatin 1-1 nga Erzeni në javën e 11 të Superligës. Pas golit të Balajt me penallti në pjesën e parë shijaksit barazuan në të dytën falë edhe devijimit të portierit Qarri.

“Prisnim fitoren në këtë ndeshje por nuk arritëm. I lejuam shumë hapësira kundërshtarit dhe në një moment dominuan totalisht. Hapësirat nuk i mbuluam në kohë pasi lojtaari ynë nuk sulmonte në kohë,”-u shpreh Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

“Në fund të pjesës së parë I mblodha të gjithë futbollistët dhe u thashë se nuk duhet të dorëzohemi për asnjë moment. I dhashë një besim që u ngriti moralin. Ata treguan një forcë karakteri të jashtëzakonshëm. Pjesën e dytë bëmë shumë më mirë se kundërshtari duke ia arritur të barazonim edhe rezultatin. Në fund të ndeshjes mendoj se ky ishte rezultati që merituan të dy ekipet,”-tha Alfred Deliallisi, trajner i Erzenit.

Më herët Partizani ia doli të siguronte fitoren e katërt rradhazi në minutat shtesë, pasi kundër Laçit goli i Taipit në minutën e 94 i dha 3 pikët me rezultatin 0-1. Kampionët në fuqi me këtë fitore iu bashkuan Egnatias në krye me 23 pikë, ndërsa edhe Tirana i dha fund krizës duke mposhtur 2-0 Teutën. Të dy golat në ‘Selman Stërmasi’ u realizuan nga Florent Hasani.

Pas 11 javësh kampionat vendin e 9 e mban Teuta me 11 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të 10 që këtë javë mposhti 2-1 Skënderbeun.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?