Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

U prishën 'qetësinë' teksa prisnin dru gjatë natës, qëllohet me breshëri automatiku ndaj inspektorëve të pyjeve në Bulqizë

7 Korrik 2019, 23:17| Përditesimi: 8 Korrik 2019, 08:48

  • Share

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Bulqizë mbrëmjen e djeshme, ku disa persona kanë qëlluar me armë ndaj Inspektorëve të pyjeve të ardhur nga Tirana dhe atyre nga Bulqiza.

Personat që kanë qëlluar drejt inspektorëve dyshohet të jenë punëtor në minierat e Bulqizës të cilët nxjerrin shtylla për të bërë trarët e galerive. Por duke ditur se prerja e druve është e paligjshme ata kanë dalë për të kryer aktivitetin gjatë natës në malin e Tërnovës. Sapo kanë dëgjuar se inspektorët e pyjores po afrohen në drejtim të tyre ata kanë qëlluar me breshëri në ajër.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Ndërsa nga një denoncim i ardhur në Report Tv, bëhet e ditur se mes 4 inspektorëve ka qenë i pranishëm edhe drejtori i policisë pyjore.

" Mirmbrema!Para 15-20 min eshte gjuajtur me bresheri automatiku drejtori i policise pyjore bashke me 4 inspektore ne Ternove te Bulqizes pasi kane kap 4 kamione me dru" shkruan denoncuesi për Report Tv.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës, ku këta të fundit kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.

Komento

Komente

  • Uraqytetit: 08/07/2019 11:35

    Jane nje familje (Liçi) nga fush bulqiza qe po shkaterrojne hektare te tere me Pune duke masakruar veç te tjerash edhe nje zone turistike te quajtur Liqeni I Bardhe. Shteti nuk duket fare per ti rrasur brenda keta maskarenj.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/07/2019 23:27

    Kafsheri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?