Prisnin më shumë tifozë në stadiume, qeveria italiane firmos dekretin e ‘zymtë’ për klubet

25 Tetor 2020, 17:00| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 17:01

  • Share

Futbolli profesionist në Itali prej disa javësh ishte në pritje të një lajmi pozitiv nga qeveria për të lejuar rritjen e numrit të tifozëve në stadiume, por së fundmi e kundërta ka ndodhur.

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me koronavirus qeveria italiane me kryeministër Guiseppe Conte-n ka firmosur një sërë dekretesh, mes të cilëve është edhe ai për tifozët e futbollit. Kështu duke filluar nga nesër nuk do të lejohen më as 1 mijë tifozët që ishin caktuar më herët të ndjekin ndeshjet e futbollit.

Pritshmëritë ishin që numri i tifozëve në stadiume të rritej ndjeshëm, por tani do të jenë vetëm stafet dhe ekipet.

Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00 në shtetin fqinj, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat. Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste nga qeveria e vendit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?