Presidenti Meta ka pritur sot në një takim Bekim Jasharin dhe Ramiz Lladrovcin, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike, njëkohësisht dy përfaqësues të familjeve heroike në luftën me Serbinë. Meta thotë se gjatë takimit folën për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendet respektive dhe gjendjen ekonomike,
"Kënaqësi të prisja sot në një takim vëllazëror përfaqësuesit e dy familjeve heroike, Jasharaj dhe Lladrovci, z.Bekim Jashari dhe z.Ramiz Lladrovci, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike.
Bashkëbiseduam hapur mbi situatën në vendet tona, për tejkalimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të pasojave të pandemisë COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale ekonomike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Besimplotë se udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim, do i fitojnë të gjitha sfidat,"-shkruan Meta.
Hajduti Meta pret kosovaret
Përgjigju