Futbollisti 18-vjeçar i Tiranës Klevi Qefalia

Pritej kthimi në fushë pas dëmtimit horror, hemoragjia dërgon sërish në spital Klevi Qefaliajn

12 Shtator 2022, 16:38| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 16:43

  • Share

Futbollisti i Tiranës Klevi Qefalia ka shkuar sërish në spital pas një shqetësimi që ka patur pak ditë më parë. 18-vjeçari, i cili disa javë më parë pësoi një dëmtim horror në kokë në ndeshjen kundër Egnatias, ka pësuar një hemoragji, duke shkaktuar frikë.

Gjithsesi pasi është mbajtur në kujdes mjekësor ai është rikthyer sërish në shtëpi ku edhe gjendet aktualisht. Më herët ishte caktuar që rreth datës 20 shtator Qefalia të bënte një tjetër skaner për të marrë dritën jeshile që të kthehej në fushë, por me zhvillimin e fundit mund të shtyhet.

Qefalia më 28 gusht pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas përplasjes me kundërshatrin, duke krijuar panik tek të pranishmit. Për disa momente mesfushori mbeti pa ndienja në fushë, por falë ndërhyrjes profesionale të stafit të Tiranës u bë transportimi i tij drejt spitalit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?