Dan Ndoye

Sport

Pritej te Napoli, Ndoye drejt Premier League! Nottingham siguron sulmuesin e Serie A

29 Korrik, 15:08| Përditesimi: 29 Korrik, 15:11

  • Share

Dan Ndoye ishte përfolur si një nga objektivat e merkatos së Napolit, por sulmuesi zviceran është shumë pranë transferimit në Premier League.

Nottingham Forest ka arritur një marrëveshje me Bolognan për kartonin e lojtarit, me një akord që kap vlerën e 40 milionë eurove, plus 5 milionë euro bonuse. Për të siguruar ‘po-në’ e Ndoye, klubi anglez ka ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, një shifër që duket se ka bindur plotësisht futbollistin.

Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për mbylljen e transferimit, teksa palët janë në detajet e fundit para firmës në kontratë. Me këtë lëvizje, Nottingham i jep një shtysë të fortë merkatos, ndërsa Napoli mbetet pa një nga objektivat kryesorë të repartit sulmues.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?