Pritej ta niste titullarë pas paraqitjes mbreslënëse në Kupë, por Inzaghi zgjodhi edhe njëherë që Asllani të ulet në stol dhe vendin e tij ta marrë Gagliardini. Gjithsesi nga momenti që hyri si zëvendësues në ndeshjen me Verona-n 20-vjeçari shqiptar la edhe njëherë përshtypje shumë pozitive.
Kjo është vënë re edhe nga mediat italiane, që në përfundim të sfidës i kanë dhënë notën më të lartë si zëvendësues. “TuttomercatoWEB” ka vlerësuar me notën 6.5, ndërsa e përshkruan kështu: “për personalitetin e treguar për gjuajtjen e bukur nga jashtë zone.”
Asllani u transferua në verë nga Empoli te Interi për një shifër që shkon në total te 16 mln euro.