Kronikë

EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gledis Nano prezanton drejtorët e rinj të Policisë! Rebani Jaupi vendoset në krye të 'Sigurisë Publike', Ardian Çipa shkon në Elbasan

18 Tetor 2021, 11:09| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 16:32

  • Share

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Ndryshimet janë bërë në kuadër të analizës së bërë në Policinë e Shtetit, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Nano tha se këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

Rebani Jaupi largohet nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dy vite e gjysmë nga emërimi. Në vend të tij emërohet Lorenc Panganika. Kryepolici Gledis Nano i ka besuar drejtuesit të lartë Rebani Jaupi postin e ri në Drejtorinë e Përgjithshme, atë të drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, vend të cilin e mbante prej pak muajsh Neritan Nallbati. Ky i fundit transferohet në Drejtorinë e Policisë Durrës, ndërsa zëvendëson aty Oltion Bistrin. Në muajt e verës qarku i Durrësit ka rezultuar i qetë në ngjarje kriminale, por ka rënë në sy për kapjen e sasive të kokainës në port. Por kjo nuk e ka bindur kryepolicin Nano, ndërsa ka vendosur të transferoj Oltion Bistrin në Lezhë. Lorenc Shehu që mbante detyrën në Lezhë emërohet drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Në ditët e fundit Elbasani është tronditur nga dy atentate mafioze, të mbetura të pazbardhura. Pavarësisht eksperiencës së vyer ndër vite të Gjovalin Lokës në krye të Policisë Elbasan, Gledis Nano ka vendosur të bëj një rokadë më Korçën, duke emëruar atje Lokën dhe sjelljen e Ardian Çipës nga Korça në Elbasan. Çipa, me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, përballet tashmë me detyrë të vështirë, në njërin prej qarqeve më problematik sa i përket krimit.

Ndryshime ka edhe në Vlorë. Bledar Çeliku, vetëm pak muaj pas emërimit në këtë qark problematik transferohet dhe emërohet në Gjirokastër. Vendin e tij në Vlorë e merr Gentian Berberi. Hamdi Fjora nga Kukësi transferohet dhe emërohet në Policinë e Shkodrës. Nga Shkodra transferohet në Dibër, Skënder Hitaj. Në Kukës merr detyrën Edmond Sulaj. Ferdinand Mara, që u emërua disa muaj më parë në Fier, lirohet nga detyra dhe në vend të tij emërohet Alfred Çepe. I vetmi qark në të cilin nuk ka ndryshim drejtori është ai i Beratit. Edmond Tarkaj u emërua në qershor në këtë detyrë, duke lënë kreun e Policisë Rrugore.

Vendi i lënë bosh nga Gledis Nano tek Antiterrori zëvendësohet nga Alban Dautaj, i cili pritet të çoj përpara punët e lënë përgjysmë nga kreu i ri i Policisë së Shtetit.

Në kuadër të lëvizjeve në Policinë e Shtetit, ndryshime janë bërë edhe në Drejtoritë e Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit, konkretisht në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Shkodër. Përkatësisht në këto detyra emërohen Saimir Boshnjaku, Fatmir Hoxha, Sokol Cana dhe Arben Joca. Në vazhdim, pritet të ketë ndryshime edhe në nivel komisariatesh, sidomos në ato që janë hasur problematika.

Një prej departamenteve për të përfolur në javët e fundit ka qenë ai i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, i cili prej disa vitesh udhëhiqet nga Tonin Vocaj. Puna e kryer nga në këto muaj siç duket e ka bindur kreun e ri të Policisë së Shtetit, për ta mbajtur sërish në krye të kësaj detyre.

"Duke filluar që nga dita e nesërme, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të bëj prezantimin e drejtuesve të rinj të Policisë, në çdo drejtori, si dhe do t’iu përcaktoj prioritetet dhe objektivat atyre për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike në luftën kundër krimit", tha Nano.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të emërimit të ri të Gledis Nanos Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, ndërsa është plotësuar edhe 100 ditëshi i vendosur nga kryeministri Rama për riorganizimin e policisë dhe vendosur prioritete të qarta. Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

Emrat e ndryshuar janë:

1.            Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2.            Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

3.            Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

4.            Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5.            Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

6.            Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

7.            Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

8.            Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

9.            Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

10.          Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

11.          Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

12.          Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

13.          Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

14.          Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

15.          Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

16.          Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

17.          Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

18.          Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rebani: 18/10/2021 19:20

    O drejtor po ca bere e qelbe fare. Hiq lenken dhe ver prengen. Ja ke fut kot me duket se ata qe jane trazove prap. Gjynah qe ai vend ka ikur per lesh. Kisha shpresen se do beje dicka si djale I ri po ehe ka mbaruar aty. Zoti ju ruajt.

    Përgjigju
  • Luli: 18/10/2021 18:37

    Po mire o zoti drejtor po turp nuk keni fare po me keta do vendosni rendin me keta qe jane super te koruptuar po ai nallbati ishte drejtor cfare nxori vetem sa u pasurua po ku i gjeti parat qe beri komplekse ne vlore po ato ne korc po me cipen qe do beshe rend po policine e vlores e ke te gjithe te lidhura me bandat qe marin lek apo nuk i dini po te gjitha vrasjet i di policia dhe nuk levizin i marin filmimet e kamerave dhe i fshin apo seshte e vertet tu vije turp se nje surat paskeni menduam cfare do beje

    Përgjigju
  • Fatmira: 18/10/2021 17:21

    E ke knaq mos pyet… po te kishe pritur ndonje muaj te pakten para se t’i beje topin sa te harronim qe gja ka ardhur drejtori ri me fryme te re. Keshtu do na dukej se ishte vetem vazhdim i zakonshem i ketij niveli - 0 qe e keni cuar policine

    Përgjigju
  • Elbasan i bukur Elbasan: 18/10/2021 17:09

    Ne qarkun e Elbasanit te ishte vene Edmond Koseni se ai eshte ustai qe kaq di te them ne kohen e tij flije me dere hapur.

    Përgjigju
    • F-35: 19/10/2021 09:27

      Elbasani i bukur, mire deres ja gjetem zgjidhjen, po me ballkonin e dritaret si do bejme?!

    • Elbasanit bukur: 18/10/2021 17:48

      Shoku veri celsin deres edhe nje shul se policia aha

  • Qytetari: 18/10/2021 17:05

    Bravo doli dhe ku njesoj si fe paret ca ndryshoi ky se kuptova howi ketu e icoi aty me 2 nga keta qelbesira qe ka ven i njof thejsht bejn luft njeres pal te hasmeria dhe tjtren ndaj. Leket nejse ai vend sbehet me po soarn blindat qafe dhe armet qe mbajn keta eshte e kot

    Përgjigju
  • Kledi: 18/10/2021 16:48

    Nje polici qe kapet vetem me fukarenjt dhe u hap rrug kriminelve nuk do bej kurr ket vend te jetueshem edhe sikur te nderroj 1 drejtor ne jave.Po fajin nuk e ka polici i thjesht por pushteti qe i ka dhen krimit politika.Peshku qelbet nga koka thot populli.

    Përgjigju
  • Edi: 18/10/2021 16:45

    Vetem Bujar Ametin mos e leviz se eshte e ardhmja e Policise se shtetit, analfabet i lindur, mashtrues e hajdut.

    Përgjigju
  • geni: 18/10/2021 16:42

    te gjitha keta jane oficer qe komentojn dhe e njohin mire njeri tjetrin. kane te drejte po te njejtat emra qe qarkullojne por duhet ta kuptojme this is albania dhe eshte e pamundur ti dalesh rrymes kundra sidomos klanit te xhaketave te vjetra

    Përgjigju
  • Bledi: 18/10/2021 16:42

    Pasi pa filmin me James Bond drejtori i ri u soll si i vjetri ne emerime drejtoresh. Ricikloi plehrat nga nje qytet ne tjetrin. Asgje e re nga fronti kundra krimit. Te njejtet drejtore, po i njejti korupsion dhe po e njejtja sjellje prej rrugacesh e policeve me njerezit e thjeshte. Analizen e 100 diteve te policise qe vendosi kryeministri u perkthye ne rikomfirmim te korupsioit dhe bashkepunimit me krimin. Mos prisni ndryshime o njerez por rrini larg ketyre policeve.

    Përgjigju
    • Labi: 18/10/2021 17:07

      Bftsvo fiks fare biles ne vende me kryesore ka shell me mbeturinat qe kanky vend perfundimisht kam votiat ps gjith jeten tani mezi pres dhe flamur noka te qe kryetar pd atij do ja jepja vetem bill se n akan shpif jeten

  • Mero: 18/10/2021 16:02

    Kete qarkulli te policeve qe disa nga keta jan larguar nga detyra si problematik edhe tani prap behen drejtues, sjell nje fryme qe thot tani jam une deputeti i radhes qe do vij ca drejtre te mi ne pune. Po kush eshte deputeti i kesaj radhes?

    Përgjigju
  • Velo: 18/10/2021 15:39

    Perfundimisht jane levizjet me te goditura, qe jane bere ne Policine e Shtetit. Ka mund e djerse nga Hakia, Ardi, pse jo dhe Didi, nen simfonine e Baba Gonit, shume kane debatuar e studiuar keta djem qe do bejne ndryshimin ne polici.Se shoke e moshatare te dr pergjithshem nuk shoim, por nqs se keta jane shoket e tij, athere o te mjere, kjo nuk eshte vetem tallje, por fatkeqesi per Policine, Ministrine dhe Njerezine, se harrova Xhafen, qe jo i ka ruajtur pozitat por i la forcu mw teeper, i duhej Tirana, se Vloren e kishte, dhe na ngeli ti themi suksese Drejtorit me Stafet e botes. Sna the gje dhe ti o djale, keq shume keq. Semos levizesh Bujar Ahmetin se athere merr fund policia, inshallah Jo.

    Përgjigju
  • Denis: 18/10/2021 14:32

    Prezantimi ne publik pozitiv. Zoteria te mesoje te citoje nenet e ligjit per Policine kur ben levizje ne personel. Jo porosite e Partise e te Shtetit si nje here e nje kohe. Ligji eshte i detyrueshem per te gjithe, jo partia.

    Përgjigju
  • Hajde hajde: 18/10/2021 14:27

    Vk dhe ky, ushtar qenka... gjithe kto qe mbrojne krimin ne drejotori, Sipas deshirave te bandave i paskan rendit mire! Sbehemi kurre, zoti na rujt.

    Përgjigju
  • Tutu: 18/10/2021 14:11

    Futja pordhes… po ata njerez xhirojne gjithmone… Gledis Nano nuk ka asgje prej ushtaraku… ai eshte thjesht nje model per uniformat e policise ne tenderin e ardhshem… kjo gjoja “reforme” tregon qe policia eshte e kapur fund e krye..dhe Gledis Nano eshte thjesht nje bufon,qe nuk ka lidhje me punen qe i kane ngarkuar…

    Përgjigju
  • Luli: 18/10/2021 13:33

    Po mire me keta do vendosesh rendin me ardjan cipen me te koruptuari me nallabti do vendosesh rendi qe eshte i lidhur me bandat ne vlore apo xhovalin loke me thuaj cfare krimi kan zbardhur keta vi o njeres te denje te zbardhen vrasjet se i dine te gjithe policat sdomos ne vlore

    Përgjigju
    • Velo: 18/10/2021 15:13

      Tregove qe je nje ushtar i rendeomte, te vesh ne krye te policise te tiranes dhe durresit Nallbatin dhe Lorenco Paganiken, eshte fundi i dhimbshem i policise, poshte e me poahte po e coni. Tu dha nje mundesi dhe e flake, keni nje jete qe merrni benifite nga Policia bashke me Babin Agron, dhe qe ne diten e pare ti ben gropen Polcise. Po shoket vur o Njeri, shpket, cunat e mire me karakter, dhw behwt puna vete, por kush doli nga guaska qe do dalesh ti!??.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?