Horoskopi

Horoskopi

Priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

2 Korrik, 07:02| Përditesimi: 2 Korrik, 07:38

  • Share

Dashi

Nëse jeni në çift mos merrni vendime impulsive gjatë kësaj dite sepse shumë shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme nuk duhet të ndaheni pikërisht sot. Për beqarët, flirtet dhe aventurat do jenë goxha të kënaqshme. Shfrytëzojini mundësitë që do iu jepen. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte në mënyrë që të ruani qëndrueshmërinë.

Demi

Priten disa probleme të vogla në çift gjatë kësaj dite, kështu që tregohuni më të matur me fjalët. Gjithsesi në fund të ditës situata do përmirësohet. Beqarët do kenë më shumë fat në dashuri dhe ka gjasa ta gjejnë atë që kanë kërkuar prej kohësh. Për shkak të kujdesit që keni treguar kohët e fundit për shpenzimet, sot financat do jenë goxha të mira.

Binjakët

Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë e mbushur me probleme dhe debate. Nëse e doni partnerin tuaj si më parë bëni gjithçka që ta ndryshoni situatën. Për beqarët do jetë një ditë e mbushur me emocione te mëdha dhe takime interesante. Në planin financiar do keni mundësi të mira për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja

Dielli do ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do e bëjë ambientin më harmonik. Beqarët nga ana tjetër do jenë edhe më të favorizuar në dashuri. Jupiteri do i nxitë të tregohen të hapur ndaj takimeve dhe të shfrytëzojnë çdo propozim që do iu bëhet. Në planin financiar do luftoni fort që jo vetëm ta stabilizoni, por edhe ta përforconi situatën.

Luani

Jeta juaj në çift do shkojë për mrekulli gjatë kësaj dite. Gjithë gëzimi do reflektohet në te gjitha fushat e tjera të jetës. Beqarët nuk do takojnë dashurinë e madhe, megjithatë do kenë mundësi për aventura emocionuese. Shfrytëzojeni ditën! Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. 

Virgjëresha

Do jeni shumë xheloze për atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe mund te bëni disa skena që nuk do i pëlqejnë partnerit. Kujdesuni të mos e lëndoni atë. Për beqarët do jetë një ditë e veçante gjatë së cilës do ndodh një takim impresionues. Shfrytëzojeni atë deri në sekondën e fundit. Në planin financiar nuk duhet të luani me zjarrin sepse mund të digjeni. 

Peshorja

Edhe pse mund të keni disa debate me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, çdo gjë do rregullohet. Beqarët, falë ndikimit pozitiv të Hënës do hedhin hapat e para drejt një historie dashurie serioze dhe afatgjatë. Sektori i financave duhet pasur në qendër të vëmendjes. Mos shpenzoni pa u menduar nëse nuk doni të keni vështirësi.

Akrepi

Gjatë kësaj dite, ata që janë në një lidhje nuk do kenë as tabu dhe as gjëra të ndaluara. Venusi do iu ndihmojë të tregoheni më të hapur dhe do tentoni risi. Për beqarët do ketë vetëm mundësi për aventura kalimtare, dashuria e madhe ende nuk do mbërrijë. Në planin financiar do negocioni me dikë dhe do kryeni edhe transaksione me rëndësi.

Shigjetari

Pas një periudhe jo dhe shumë të mirë për jetën në çift, sot do bëni gjithçka që keni në dore për të krijuar një ambient të ngrohtë. Dozat e komunikimit gjithashtu do shtohen mjaft. Beqarët do e lënë veten të lirë dhe do bëjnë atë që do mendojnë për momentin. Financat do jenë më të mira për personat të cilët kanë ndërmarrjet e tyre ose që merren me marrëdhënien me publikun.

Bricjapi

Ju që jeni në një lidhje nuk do jeni aspak të duruar dhe mund të bëni gabime sot. Kujdes sepse partneri vërtet tregohet përgjithësisht i kuptueshëm, por çdo gjë e ka një kufi. Beqarët nuk do jenë aspak në humor të mirë për të filluar aventura kalimtare. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme të cilat shumë shpejt do e përmirësojnë buxhetin.

Ujori

Sot priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente emocionuese me partnerin dhe do merrni vendime të rëndësishme së bashku. Beqarët nuk duhet të hedhin asnjë hap pa qene të sigurt se ai person është i duhuri. Mos iu besoni fjalëve të bukura. Financat do jenë kryesisht të mira dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. 

Peshqit

Konfigurimi i yjeve do e bëjë jetën në çift edhe më të bukur sot. Do kaloni momente të këndshme dhe ambienti do jetë harmonik. Megjithatë mirë do ishte të mos tregoheshit shumë idealistë sepse edhe mund të zhgënjeheni. Beqarët do kenë njohje të reja me persona interesante. Sektori i financave do jetë i ekuilibruar dhe aspak problematik.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?