Mbi 250,000 njerëz i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Hall, sipas shifrave të përafërta, duke nënvizuar reagimin e madh publik ndaj vdekjes së monarkes së ndjerë.
Shifrat u bënë të ditura sekretarja britanike e Kulturës Michelle Donelan. Ajo tha për Sky News se më shumë se një çerek milioni qytetarësh “kaluan në parlament”, ndërsa shtoi se kjo ishte një shifër e përafërt pasi qeveria ende “po llogarit numrat përfundimtarë”.
Njerëzit qëndruan për orë të tëra nga e mërkura vonë deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës, ditën e funeralit të Mbretëreshës, për të parë arkivolin e Madhërisë së saj në Westminster Hall.
Lajmi kryesor:
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, monarkja që nuk do të harrohet kurrë! Për një ditë, një komb i tërë ‘në këmbë’
S.C/ReportTv.al