Foto ilustruese

Sociale

Priten përgjigjet e Lotarisë Amerikane, sot shpallen fituesit, ja ku mund të kontrolloni

15 Maj 2018, 14:09| Përditesimi: 15 Maj 2018, 14:16

  • Share

Mijra shqiptarë të cilët kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe presin me ankth përgjigjen e saj, ju njoftojmë që përgjigjet do të dalin dot në orën 18:00. Të gjitha aplikuesit do të munden të verifikojnë nese janë të përzgjedhur apo jo.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

Gjithashtu për të gjithë ato që kanë harruar apo humbur numrin e konfirmimit, ka një zgjidhje.

Poshtë kuadrat ku duhet futur kodi, klikoni aty ku shkruhet Forgot Confirmation Number, dhe më pas plotësoni të dhënat që kërkohen.

Këto të dhëna përfshijnë, sipas radhës, vitin e aplikimit (në këtë rast 2018), mbiemrin, emrin dhe emrin e mesit (të cilat duhet të jenë të shkruara ekzaktësisht si në formularin e aplikimit), muaji, ditën dhe vitin e lindjes së aplikantit, si dhe adresën e postës elektronike (email), të cilën keni përdorur për aplikimin.

Për të dhëna të tjera klikoni në www.dvlottery.state.gov

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?