Bashkia e Lezhës pasditen e kësaj të marte ka njoftuar qytetarët e saj mbi parashikimin e motit për ditët në vijim.
Përmes një njoftimi zyrtar ajo thotë se këto ditë priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme të qytetarëve në qarkullimin me makina, për aktivitetin bujqësor si dhe rrezikun që paraqitet për ndonjë familje me shtëpi në disa zona të vendit.
Ndër të tjera bashkia njofton se ka marrë masat e nevojshme si dhe ka vendosur në dispozicion një numër telefoni për problemet e mundshme.
Njoftimi zyrtar i Bashkisë së Lezhës:
Të nderuar qytetarë lezhjan! Bashkia Lezhe ju bën me dije se këto dite priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.
Kryetari e Bashkise, ka thirrur një grup pune me ekspert dhe specialist të fushes dhe po qendron në krye të menaxhimit të kësaj situate. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t'u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund ë ndodhe.
Kërkohet mirekuptim dhe bashkepunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situates.
Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose