Foto ilustruese

'Priten shtrëngata dhe reshje intesive shiu e dëbore', apeli i AKMC-së: Këto janë qarqet që preken, bashkitë të mobilizojnë strukturat

14 Janar, 17:51| Përditesimi: 14 Janar, 18:05

  • Share

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se rreshjet e shiut dhe të dëborës pritet që të përfshijnë disa qarqe të vendit këtë mbrëmje dhe ditën e nesërme.

"Rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë", thuhet në njoftim.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave 'IGJEO' tregon se sot pasdite (e diel, datë 14) dhe nesër (e hënë, datë 15) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Tiranë.

-Në qarkun Durrës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

-Në qarqet Shkodër dhe Lezhë reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

-Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

"Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje. Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t'ju ndihmuar dhe për t'ju ofruar këshilla në kohë reale", informoi AKMC.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?