Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Rithemelimit, burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku, bëjnë me dije se është vendosur riorganizmi, përmes ndarjes në rajone kryesore, që do drejtohen me 4 koordinatore.
Po ashtu në mbledhjen e kryesisë është vendosur që t’i bëhet ftesë Bardhit e deputeteve të tij që të bëhen pjesë e riorganizimit të Rithemelimit.
Sali Berisha bëhet politikani më i rëndësishëm i Shqipërisë post komuniste për të cilin pritet arrestimi. Parlamenti votoi me 75 vota pro të maxhorancës autorizimin që SPAK të arrestojë ish kryeministrin, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Tashmë ‘topi’ është në SPAK, ku ka mbërritur dhe vendimi i kuvendit.
Lajmi kryesor:
Pritet të arrestohet, Berisha në ankth mbledh kryesinë, sulmon Gjykatën Kushtetuese! Aksion në facebook, 4 'sherifë' në terren! Thërret Këshillin Kombëtar
M.Q./ReportTv.al