Visar Bekaj nuk është më portier i Tiranës. Pas tre vitesh me bardheblutë, kontrata e shqiptarit të Kosovës me Tiranën është në fund dhe palët nuk kanë vendosur për rinovimin. E gjitha ka ardhur në kohën kur Bekaj ka disa oferta dhe me gjasë do luajë në Turqi sezonin e ri.
Për kalimin e Bekaj në Europë "asist" ka dhënë edhe Apeli i FSHF-së, që i ka ulur dënimin gardianit nga 12 në 2 ndeshje. Në fundin e Superligës, Bekaj u dënua nga Disiplina me 12 javë për shkak të "nxitjes së urrejtjes" në ndeshjen që Tirana barazoi 2-2 me Bylisin në "Egnatia Arena".
Tanimë duket se Bekaj ka marrë një ndihmë nga FSHF, pasi dënimi ishte aktiv edhe në një ekip të ri. Duket se me dy ndeshje pezullim, Bekaj do prezantohet në ekipin e ri.