Pritet një javë plot supriza, parashikimi yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat janë shenjat më të favorizuara (VIDEO)

7 Nëntor 2022, 11:17| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 11:56

  • Share

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  7 nëntor  deri në 13 nëntor) ai tha se gjatë kësaj jave eklipsi hënor do të ndikojë tek secila shenjë, duhet të tregojnë kujdes ndërsa do të ketë shenja që do të jenë më të favorizuara.

Demi, Luani, Virgjëresha duhet të ecin me hapin e kohës, nuk duhet të nxitojnë sepse humbasin. Nga eklipsi fundit  deri në këtë eklips hënor me datë 8 që ndodh në aksin Dem, Akrep. Shenjat që do të favorizohen nga ky eklips janë Peshore, akrep, Virgjëresha.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Edhe pse këtë javë shenja e Dashit ka dy ndikime pozitive, kujdesi duhet të jetë prezent. E para lidhet me punën aktuale, duhet patur kujdes të veçantë përgjatë kësaj jave, pasi mund të ketë një lëvizje nga puna. Kemi mjaft ndikime planetare në këtë periudhë: Akrepi në kundërshtim me Uranin, Afërdita është në Akrep, Urani është në Dem, mundësitë që ju jepen janë me pikatore dhe duhet të jeni të vemëndshëm në nismat që do të bëni. Me kalimin e këtyre problemeve do të dilni aty ku dëshironi. Kjo javë është shumë e rëndësishme për të bërë një përgatitje për sigurinë e së ardhmes me moton: mendoj, studioj, verifikoj dhe veproj. Kjo është një përiudhë zhvillimi për të gjitha shenjat ku do të ketë ndryshime të mëdha sidomos mediatike, ndaj për çdo problem duhet trokitur në derën e duhur. Sa i takon anës shpirtërore, lidhjet me Ujor, Virgjëreshë dhe Shigjetar kanë ndikim shumë të madh, kurse vëmendje me Akrep ose me Binjak për një njohje të re, e cila mund të kthehet në serioze.

Demi

Sa i takon shenjës se Demit, mund të themi se janë në luftë me vetveten e tyre. Kjo është diçka shumë e madhe, pasi dinë se ku duan të shkojnë. Koha dhe momenti është pikërisht tani për të realizuar gjëra që nuk i kanë realizuar më parë, meqënëse ndodh ndikimi i eklipsit në aksin Dem-Akrep. Kjo përiudhë është me mjaft ndikime për shenjën e Demit, nga 14 shtatori që lamë deri më tani do të fillojë të ndjehen ndyshime dhe ndikime të mëdha. Do të dalin në pah gjëra të mëdha. Çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, ka një ndikim shumë pozitiv me Peshore dhe me Peshk, ndërsa të vëmendshëm duhet të tregohen me Gaforren.

Binjakët

Binjakët janë shenja më ideale, do të nisin diçka shumë të madhe, të cilën kanë mundësi që t’a fillojnë tani si dhe të rekuperojnë gabimet e së shkuarës për të ecur mbarë. Eshtë një moment shumë i mirë dhe pozitiv për të nisur diçka pikërisht tani. Në çështjet shpirtërore një gabim që është bërë para disa kohëve me Bricjap duket se rregullohet tani. Një anë shumë pozitive: njerëzit që kanë lindur me eklips ose me planete në retrogradë nuk kanë asnjë ndikim, përkundrazi. Stabilizimi dhe vazhdimësia duket e mbarë. Në këtë javë momentet janë të mira.

Gaforrja

Duket se Gaforret kanë dy mundësi, tani për tani ndikimi i Hënës në trekëndësh me Afërditën i japin një mundësi shumë të madhe sa i takon fushës ekonomike, psh. një çështje tenderi apo një kontratë jepet mundësia për ribisedime dhe realizime qëllimesh. Më i favorizuar në këtë drejtim do të jetë 10-të ditëshi i dytë. Një çështje ortakërie mund të lidhet tani me baza të forta dhe koha ka treguar që Binjakët janë me shumë fat, por duhet të jenë më të kujdesshëm në anën shpirtërore dhe sidomos në familje, të tregohen të kujdesshëm dhe të mundohen të zgjidhin çdo problem, pasi është një javë e mirë në këtë drejtim. Sa i takon anës shpirtërore, për të palidhurit ose që janë në një njohje dhe duhet ta kthejnë në një lidhje serioze kombinimet më të mira duket se janë me Ujor, Gaforre dhe Peshk, kurse vemendje me Peshore. Në fushën ekonomike dhe financiare tregoni pak vëmendje pikërisht këto 2-3 ditë.

Luani

Luanët janë shumë të ndikuar këtë përiudhë. Kanë një moment shumë të mirë në një lëvizje që do të bëjnë në çështje pune. Do të kërkohet një vëmendje shumë e madhe për Luanët, pikërisht në këtë javë, sepse nëse do të nisin një punë të re, nëse duan të bëjnë një udhëtim nuk është mirë. Nuk është mirë për dy arsye, pasi në dokumentacione është pak problem është mirë që të përgatiten këtë javë të rishikojnë dhe njëhërë të gjitha procedurat letrat sepse mund të ketë dhe vonesa në aerodrome. Këtë javë kërkohet vëmendje, prandaj nëse munden t’a shtyjnë një udhëtim të planifikuar. Ndërsa sa i takon karrierës mund të themi se çdo gjë do stabiliohet, janë mundësitë që secili të zgjedhë dhe bëjë punën që i pëlqen. Në fushën shpirtërore të palidhurit kanë një ndikim pozitiv. Ata që kanë lidhje me Dem dhe me Akrep mund të rregullojnë në këto momente problemet e tyre, ndërsa me Peshk mund të ketë nje ribashkim, një kthim nga e shkuara.

Virgjëresha

Virgjëreshat kanë nisur para tre ditëve një ndikim nën planetin udhëheqës Mërkur. Virgjëreshat nuk mërziten kollaj, por kanë një problem, nisin diçka dhe nuk ju vjen mirë kur dëgjojnë të flitet për to, i rri mendja 2 muaj me rradhë pasi mendojnë e stërmendojnë. Virgjëreshat mendohen shumë por duhet të dinë se disa lajme mund të jenë lajme në ajër ose pa shumë vlerë, ndaj duhet të ecin përpara pa menduar shumë dhe pa u mërzitur për gjëra të vogla që nuk mund të kenë asnjë ndikim. Në çështjet e punës mund të bëhen disa bisedime në favorin e Virgjëreshës. 10-të ditëshi i tretë mund të marrë një ofertë të papritur, mos hezitojnë pasi do bëhen pishman më vonë. Në çështjet ekonomike financiare nuk kanë qenë aty ku duhet, 3 muajt e fundit më tepër kanë prishur se kanë fituar, tani gjërat do marrin tjetër kthesë dhe do jenë në rritje për Virgjëreshën. Të palidhurit kanë ndikim shumë të mirë me Binjak dhe Bricjap, vëmendje duhet të bëjnë me Peshk, sepse kanë patur një grindje apo mosmarrëveshje për gjëra të vogla. 

Peshorja

Peshoret thonë më jep pak kohë dhe të realizoj gjëra që mund të duan 1 vit. Peshorja është shenja e dashurisë, shenja e dhembshurisë, shenjë me shumë karakter. Peshorja jep mundësi për gjithçka që bën. Afërdita në gjashtëkëndësh që bën me Marsin jep ndikime shumë të mira në Peshore, do të ketë ndikime të mira në humor dhe do të japë mundësinë për të mësuar nga gabimet e së shkuarës. Fokusin më të madh këtë javë Peshoret do ta kenë tek familja, një fëmijë, motër vëlla mund të ketë pak konflikt, por duhet t’a zgjidhin nuk duhet t’i ndalojnë dhe duhet të tregohen më mirëkuptues ndaj familjarëve të tyre. Në çështjet që kanë të bëjnë me disa pasuri të paluajtshme duket se është momenti tani për ta zgjidhur deri në 15 ditëshin e parë të këtij muaji. Të palidhurit ose ata që kanë patur lidhje dhe janë shkëputur vëmendje. Peshore - Gaforre, Peshore - Ujor, ky i fundit është një kombinim shumë i mirë, madje lidhja e tyre mund të funksionojë dhe në distancë. Gjithashtu Peshoret këtë vit kanë dhe mundësitë për të fituar llotarira.   

Akrepi

Fjala e ditës, fjala e javës. Akrepi këtë javë do të ketë ndikimin e shenjës së Demit që ka përballë. Kur kemi ndikime planetare gjithnjë shihen shenjat që kemi përballë. Gjithnjë kur ndodh diçka tek Demi ndikohet Akrepi. Më datë 8 nëntor kemi eklipsin, mos harroni kujdes timonin, nëse keni për të ikur diku nisuni 30 minuta më përpara, jo të nxitoni sepse ju iku orari. Në anën ekonomike Akrepët kanë një mundësi tani shumë të madhe, mund të jetë një testament apo diçka tjetër shumë fitimprurëse. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Luan janë më ideale, një njohje me shikim të parë është Akrep - Binjak.

Shigjetari

Kanë një mundësi shumë të mirë në lidhje me çështjet ekonomike financiare. Duhet të bëjnë kujdes, pasi mund t’ju vijnë para nga një burim i dytë të ardhurash. Kanë ndërmend të nisin biznese të reja, investime të cilat është mirë t’i nisin tani dhe frytet do t’i marrin pasi disa vitesh, 2027 do të jetë viti i tyre. Momentet kyçe të Shigjetarit kanë të bëjnë me ekonominë dhe stabilizimin e saj. Në anën shpirtërore pak vëmendje duhet të bëjnë Shigjetar - Dem, Shigjetar – Virgjëreshë. Mund të pikëllojnë pa dashje partnerin e tyre, duhet te jenë pak më të vëmendshëm në këtë drejtim. Disa para të pamarra do t’i marrin pikërisht tani në këtë periudhë, nga mesi i javës e tutje.

Bricjapi

Një javë e mirë në punën e tyre, marrin lajme pozitive, në këtë periudhë do t’ju jepen mundësi të mëdha nga ky eklips që pritet. Mësoni nga e shkuara për të ardhmen - ndikimi planetar këtë dikton për të gjitha shenjat. Ndikimet për Bricjapët janë shumë pozitive, edhe pse ndjehen të mërzitur për shumë gjëra në punën e tyre, pasi nuk janë vlerësuar dhe ndjehen jo mirë për këtë, në faj ose të zhgënjyer, mos shqetësohen pasi çdo gjë do rregullohet me kalimin e kohës.  Ka një ndikim shumë të mirë në këtë periudhë në fushën shpirtërore. Lidhjet me Virgjëreshë dhe Binjak ideale, kurse me Akrep kudjes.

Ujori

Ujorët janë shenja më e gëzuar dhe më e dashura për nisma të reja. Ujorët kanë mbi të gjitha fuqinë dhe mundësinë, sepse shumë gjëra janë bërë pas krahëve të shenjës së Ujorit, por një fjalë thotë se nuk tremben malet nga dëbora dhe pikërisht në këtë periudhë Ujorët duhet të japin llogari në favorin e tyre. Nëse Ujorët trokasin diku, hapin gojën do dëgjohen gjëra të padëgjuara. Në fushën shpirtërore lidhjet me Shigjetar dhe Gaforre janë pozitive, me Virgjëreshë kujdes.

Peshqit

Është një moment historik për Peshqit, është momenti ai që të bën, është mirë ta shfrytëzosh atë moment, momentin që kanë Peshqit për gjithë vitin e kanë tani. Do të nisin një punë, do marrin një çështje kredie në favor të tyre, mund të kenë një problem me biznesin e tyre, mund të marrin 500 lekë në dore, për të fituar 5000 lekë nesër. Por vetëm duhet të kenë kudjes pikërisht në këtë periudhë nga mashtruesit, kujdes marrjen e parave apo premtimeve në mënyra jo fort të sigurta. Një ndikim shumë i madh sa i përket anës ekonomike financiare. Në dashuri kanë patur disa probleme, por jo për faj të tyre, do zgjidhen gjërat pikërisht tani. Një njohje me Gaforre ose me Bricjap duhet patur kujdes. Ideale marrëdhënia me Virgjëreshë.  

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?