Pritet rënie temperaturash nën 0 gradë, ARRSH: Po hidhet kripë për të shmangur ngricat, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

11 Janar 2022, 19:08| Përditesimi: 11 Janar 2022, 19:18

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të temperaturave të ulëta është bërë trajtimi me kripë në akset me prani bore për të shmangur ngricat, si në Tropojë, Kukës, Korçë. ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore.

'Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C. Është bërë trajtimi me kripë në akset me prezencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.'- njofton ARRSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?