Foto e një qytetari duke u testuar për COVID-19

Bota

Pritet të lehtësohen masat anti-COVID, Britania e Madhe do të testojë falas 2 herë në javë qytetarët

5 Prill 2021, 10:41| Përditesimi: 5 Prill 2021, 10:44

  • Share

BRITANIA E MADHE- Britania e Madhe do t’i ofrojë qytetarëve falas nga 2 teste COVID çdo javë, në kuadër të zgjerimit të programit të testimit, duke filluar nga e premtja e kësaj jave.

Qeveria britanike lajmëroi se rezultatet e testit do të jenë në dispozicion të qytetarit, vetëm 30 minuta pasi e kryejnë atë.

Sipas sekretarit të Shëndetësisë, kjo vjen në kuadër të programit të parandalimit të infektimeve me COVID-19 dhe pasi Boris Johnson ka për qëllim të lehtësojë masat dhe të rihapi dyqanet jo-thelbësore më 12 prill.

Ideja e testimeve të qytetarëve 2 herë në javë është kritikuar shumë ashpër nga disa, pasi mendohet se do të jetë një humbje e madhe ekonomike.

Kohët e fundit në Britaninë e Madhe është konstatuar një ulje e ndjeshme sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, kjo pasi edhe procesi i vaksinimit në vend po ecën me hapa shumë të shpejt.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?