Pritet të përfundojë në nëntor, vijojnë me ritëm të kënaqshëm punimet në stadiumin e Kukësit (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 16:28| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 16:34

  • Share

Federata shqiptare e futbollit ka publikuar pamjet e fundit nga ecuria e punimeve të stadiumit ‘Zeqir Ymeri’, i cili nis nga konstruksioni në muajin korrik. Siç shihet nga pamjet punimet kanë ecur me ritëm të kënaqshëm pasi nuk janë ndërprerë për asnjë moment.

Ndërtimi i stadiumit të Kukësit pritet të kapë një vlerë prej 5 mln eurosh, ndërsa do të ketë një kapacitet prej 8 mijë personash. Sipas projektit ai pritet të plotësojë kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare.

Përsa i përket afatit të punimeve ai pritet të përfundojë në muajin nëntor.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?