Pamela Anderson

Pritet të publikohet më 31 janar dokumentari i Pamela Anderson, flet për ish-bashkëshortin: Ishte hera e vetme në jetën time që u ndjeva vërtet e dashuruar

20 Janar 2023, 17:44| Përditesimi: 20 Janar 2023, 17:51

  • Share

Përveç dokumentarit që po përgatit për jetën e saj, i cili do të publikohet më 31 janar në Netflix, me titull “Pamela, një histori dashurie”, Pamela Anderson do të publikojë edhe kujtimet e saj.

Në to, ajo nuk mund të linte pa përmendur Tommy Lee, dashurinë e saj të madhe dhe faqen më të errët të jetës së saj. “Jeta ime, një mijë papërsosmëri. Një milion keqkuptime. E keqe, e egër dhe e humbur” , thotë aktorja për jetën e saj të turbullt.

Edhe pse kaloi 5 martesa dhe dhjetëra partnerë, i vetmi që arriti të stigmatizojë Pamela Anderson ishte Tommy Lee. Çifti legjendar i viteve 90-të u nda në vitin 1998, por para se të arrinin në divorc, ata kishin dy fëmijë dhe 4 vite së bashku.

“Ishte e vetmja herë në jetën time që u ndjeva vërtet e dashuruar. Jam mirënjohëse që është babai i fëmijëve të mi,” tha ajo, duke shtuar se tani flasin rrallë.

Në një trailer të sapo publikuar për dokumentarin, Pamela Anderson trajton kasetën seksuale që publikoi në 1996 me ish-bashkëshortin Tommy Lee pa pëlqimin e saj.

Publikimi i videos, sipas mediave të huaja, e ka bërë të ndihet “e sëmurë” prej vitesh. “Unë u përpoqa ta heq këtë kasetë të vjedhur nga jeta ime për të mbijetuar. Dhe tani gjithçka po del sërish në sipërfaqe. Ndihem i sëmurë. Më la shenja”, thotë Pamela Anderson.

Më pas ajo shprehet se më në fund është gati të tregojë historinë e saj për herë të parë, pasi deri më tani janë publikuar dhjetëra dokumentarë dhe seriale, duke treguar jetën e saj dhe duke u fokusuar në periudhën “e errët” të jetës së saj, pas publikimit të kasetës seksi.

Së fundmi është seriali Hulu, “Pam & Tommy”, për të cilin aktorja ka reaguar ashpër. Përveç kësaj, ajo tha se disa ngjarje janë deformuar në serial dhe nuk kanë lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë.

“Dua të marr kontrollin e narrativës për herë të parë” , deklaron ajo. 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?