Foto ilustruese

Pritet verë e nxehtë, pas 7 vitesh rikthehet ‘El Nino’

4 Korrik 2023, 14:04| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 14:05

  • Share

Sipas Qendrës së Parashikimit të Klimës në Institutin Kombëtar të Atmosferës, El Nino është kthyer zyrtarisht dhe mund të shkaktojë mot ekstrem këtë vit, nga ciklonet tropikale në Ishujt e Paqësorit deri te reshjet e dendura në Amerikën e Jugut dhe thatësira në Australi.

Pas modelit të klimës La Nina të tre viteve të fundit që ndikon në uljen e temperaturave, El Nino është rikthyer pas 7 vitesh. Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi që në maj se pas mbizotërimit për tre vite të sistemit të motit La Nina, në Oqeanin Paqësor ka 60% mundësi që të rikthehet El Nino-n. Sipas Organizatës, kur El Nino ishte në lëvizje të plotë  në 2016 bota përjetoi vitin më të nxehtë në histori.

Gjatë El Nino-s, erërat në drejtim të perëndimit përgjatë ekuatorit ngadalësohen dhe uji i ngrohtë i Paqësorit rrjedh në lindje, duke zvogëluar ujërat më të ftohta. Për pasojë krijohen temperatura më të ngrohta të sipërfaqes së oqeanit. Ndikimi më i madh pritet mbi Evropën qendrore dhe jugperëndimore.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?