Pritet vetëm 'firma' e Ramës, bojkoti i futbollit drejt fundit! Fidel Ylli: Janë zgjidhur 90% e kërkesave

20 Tetor 2020, 14:25| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 14:51

  • Share

Bojkoti i futbollit sipas të gjitha gjasave mund të marrë fund shumë shpejt, pasi takimi i dytë qeveri-futboll në Ministri të Financave ka qenë mjaft produktiv. Përfaqësuesi i qeverisë Fidel Ylli në përfundim të takimit tha se jane pranuar 90% te kerkesave te Liges.

"Janë zgjidhur 90% e kërkesave, ka ngelur vetëm Ligji i Sponsorizimit. Ka 2 variante, varjani jonë dhe i Ligës. Të dyja variantet konvergojnë, vetëm duhet gjetur modaliteti se si do zgjidhet,”-u shpreh ai.

Propozimi i Ligës Profesioniste për ligjin e sponsorizimit, e vetmja çështje e pazgjidhur, do t’i dërgohet kryeministrit Rama dhe sipas Fidel Yllit deri të premten do të ketë një pergjigje.

“Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin, do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur,”-deklaroi ai.

Me një frymë mjaft pozitive ishte edhe përfaqësuesi i futbollit, Edvin Libohova, i cili është presidenti i Ligës Profesioniste.

“Ministria me kolegët kërkoi kohë 2-3 ditë dhe deri të premten do të kemi një përgjigjje përfundimtare, për një zgjidhje e cila besoj do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit, jo vetëm i futbollit, për të filluar pastaj një epokë të re,”-u shpreh Libohova.

Burime nga pala e futbollit bëjnë me dije se propozimi i tyre në parim është pranuar nga qeveria dhe me përjashtim të ndonjë ta papriture javën e ardhshme do të ketë futboll.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?