Luis Enrique

Pritet vetëm zyrtarizimi, PSG gjen trajnerin e ri! Kontratë 2-vjeçare

30 Qershor 2023, 10:12| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 10:15

  • Share

Luis Enrique do jetë trajneri i ri i PSG-së, me një kontratë 2-vjeçare. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se shumë shpejt ish-trajneri i Romës dhe Spanjës do jetë në Paris për prezantimin, me kampionët e Francës që do largojnë më së pari trajnerin Galtier.

Sipas RMCSport, Luis Enrique po kërkon në mënyrë aktive strehim me qira në Paris, ashtu si edhe stafi i tij i ardhshëm. Agjentët e pasurive të paluajtshme që asistojnë PSG-në janë duke kërkuar ambiente me qira për stafin e ri të PSG-së, teksa deri tani gjithçka ishte mbajtur e fshehtë.

Pas shumë vitesh në krye të Spanjës, tanimë Enrique do rikthehet sërish në krye të një klubi, me pritshmëritë në Paris që janë të larta të paktën për në Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?