Qazim Laçi

Sport

Pritet vetëm zyrtarizimi, Qazim Laçi lë Pragën dhe kalon në Superligën turke

19 Korrik, 12:34| Përditesimi: 19 Korrik, 12:38

  • Share

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi është shumë pranë zyrtarizimit te Rizespor në Superligën e Turqisë. 29-vjeçari pritet të largohet nga Çekia pas dy vitesh dhe të vijojë karrierën në Turqi.

"TakaGazete" në Turqi bën me dije se Rizespor ka një akord me Laçin dhe i ka paraqitur ofertën zyrtare edhe Spartës së Pragës, që duket se ka pranuar. Me vlerë 4 milionë euro në treg, Laçi e ka vendosur të ardhmen.

29-vjeçari luan për Sparta Pragën që nga viti 2023. Ai luajti 50 ndeshje me Spartën sezonin e kaluar, duke kontribuar me katër gola dhe shtatë asiste. Laçi madje luajti edhe në Champions League. Mesfushori ka luajtur më parë për Ajaccio dhe Olympiacos. Laçi ka luajtur 40 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar katër gola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?