Vllaznia

Sport

Pritet vetëm zyrtarizimi, Vllaznia bën dy afrimet e para! Merr ish-sulmuesin e Partizanit

28 Dhjetor, 15:21| Përditesimi: 28 Dhjetor, 15:24

  • Share

SHKODËR - Drejtuesit e Vllaznisë kanë gjetur akordin dhe pritet të zyrtarizojnë dy afrimet e para në merkaton e dimrit, si një dhuratë për trajnerin Thomas Brdaric. Bëhet fjalë për sulmuesin Alfred Mensah dhe mbrojtësin Serjan Repaj.

Sulmuesi ganez nuk është një emër i panjohur në Superligë, pasi më herët është aktivizuar me Skënderbeun dhe Partizanin. Gjashtë muajt e fundit 25-vjeçari i ka kaluar me Ballkanin në Kosovë, ku në gjashtë ndeshje ka dhënë një asist.

Me afrimin e Mensah pritet që edhe ngarkesa e Balajt të bjerë, teksa Brdaric do ketë një alternativë më shumë në sulm. Veç Mensah akordi është gjetur edhe për Serjan Repaj, me 24-vjeçarin e mbrojtjes që do rikthehet në ekipin mëmë pas katër vitesh të kaluara te Apolonia.

Mensah dhe Repaj

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?