Sadio Mane dhe bashkëshortja e tij

Sport

Priti sa të mbushte moshën, ish-sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane martohet me një 18 vjeçare

9 Janar 2024, 20:18| Përditesimi: 9 Janar 2024, 20:20

  • Share

Ish-sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane është martuar me të dashurën e tij 18-vjeçare Aisha Tamba në një ceremoni private në shtetin e tij, Senegal.

Dasma besohet të jetë zhvilluar më 7 janar në Keur Massar, një zonë në kryeqytetin Dakar, vetëm gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës më 13 janar.

Mësohet se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë familjarë, miq dhe kolegë futbollistë.

Sipas mediave të huaja, Aisha 'ishte menduar prej kohësh për futbollistin 31-vjeçar që nga vitet e saj të adoleshencës' edhe pse nuk dihet saktësisht se sa kohë kanë qenë në lidhje. Mosha ligjore e pëlqimit në Senegal është 16 vjeç.

Gjithashtu është raportuar nga Pulse Sports se ish-ylli i Liverpool ishte kujdesur për faturat e saj kur ishte në shkollë. Ndërsa pasi kjo e fundit mbushi 18 vjeç sulmuesi zyrtarizoi martesën me të.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?