Strakosha në garë për pritjen e javës

Sport

Pritja më e bukur në Seria A, Strakosha në garë, shmangu humbjen e Lazios ndaj Romës

18 Prill 2018, 18:24| Përditesimi: 18 Prill 2018, 18:26

  • Share

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, është kandidat për të fituar garën për pritjen më të bukur të javës së 32-të të Serisë A. 

Adresa zyrtare e Serisë A në rrjetet sociale ka bërë të ditur se edhe shqiptari ishte protagonist i 5 ndërhyrjeve më të mira nga portierët, falë një grushtimi që kishte bërë në derbin e Romës ndaj verdhekuqve.

Rivalët e Strakoshës janë emra të tjerë të njohur të futbollit italian, duke filluar nga Donnarumma i Milan, për të vazhduar me Handanoviç të Interit. Ndërkohë, pesëshja plotësohet nga Nikolas i Veronës dhe Meret i Spalit.

Pritjet e Strakoshës kanë qenë shpesh në këtë sezon pjesë e sondazheve të Serisë A, kampionat ku tashmë gardiani shqiptar vlerësohet mes më të mirëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?