Armando Broja me Everton U-21

Sport

Pritja merr fund, Armando Broja grumbullohet nga ekipi i parë i Everton! Gati për ndeshjen e sotme në Premier League

4 Dhjetor 2024, 10:49| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 10:51

  • Share

Armando Broja do të jetë të mërkurën në mbrëmje (sot) me skuadrën e parë të Evertonit. Një gjë e tillë është konfirmuar nga trajneri i skuadrës, Sean Dyche gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës me Wolves e cila fillon në orën 20:30.

“Broja sigurisht që do të jetë. Chermiti nuk është ende gati. Ai po stërvitet gjithnjë e më shumë, por ka nevojë për një program të zgjatur për shkak të natyrës së dëmtimit të tij. Por Broja duhet të jetë”, ka deklaruar Dyche.

Kjo do të jetë hera e parë për Brojën që do të jetë pjesë e Everton, pasi ka luajtur në javën e fundit dy ndeshje me ekipin e Everton U-21. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas lëndimin dhe do shihet nëse do ketë minuta në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?