Paolo Dybala është futbollisti më i ri i Romës. 28-vjeçari është lodhur nga pritja e gjatë për Interin dhe në orët e para të mëngjesit të së hënës i ka thënë ‘po’ ofertës së verdhekuqve. Mediat në Itali shkrujanë se mëngjarashi ka pranuar një ofertë 3-vjeçare më një pagë 6 milionë euro në sezon përfshirë edhe bonuset.
Kanë qenë telefonatat e vazhdueshme të Mourinho-s që kanë bindur Dybala-n të transferohet në kryeqytet, pasi doli lojtarë i lirë në fund të sezonit të kaluar nga Juventusi. Inter më herët kishte arritur akordin me përfaqësuesit e futbollistit, por zikaltërit kërkonin kohë për të liruar vend në sulm, pasi janë të mbingarkuar në këtë rrepart. Dybala ndërkohë e ka parë të arsyeshme të mos presë më dhe për këtë arsye sot do zhvillojë edhe vizitat mjekësore.