Kylian Mbappe

Pritje madhështore për Kylian Mbappe, shiten të gjitha biletat në 'Bernabeu'

15 Korrik, 17:10| Përditesimi: 15 Korrik, 17:11

  • Share

Momenti që të gjithë tifozët e Real Madridit prisnin me shumë durim më në fund ka ardhur. Kylian Mbappe, i cili nënshkroi me madrilenët, do të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i tyre të martën.

Administrata e klubit madrilen ka njoftuar se prezantimi i lojtarit do të bëhet më datë 16 korrik në atë që duket se do të jetë një event i jashtëzakonshëm në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi hodhi në treg biletat për këtë ngjarje speciale në fillim të kësaj jave dhe ato u shitën me një shpejtësi marramendëse për shkak të kërkesave të larta. Në më pak se 2 orë, të gjitha biletat në dispozicion për këtë event u shitën, duke përfshirë edhe ulëset VIP që kanë çmime shumë të larta.

Me shitjet e fanellave të Mbappes, duket se Real Madrid ka siguruar një pjesë të pagës së tij. Eventi i së martës do të jetë i veçantë, pasi mbi 80 mijë tifozë do të jenë prezent për ta bërë atmosferën sa më të nxehtë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?