Festa e lojtarëve të Bregut të Fildishtë

Pritjes 9-vjeçare i vjen fundi, Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës! Përmbys 1-2 Nigerinë në finale (GOLAT)

11 Shkurt, 23:01| Përditesimi: 11 Shkurt, 23:03

  • Share

Bregu i Fildishtë duhet të organizonte Kupën e Afrikës në vendin e vet për të fituar trofeun. Në stadiumin "Alassane Quattara" në Abidjan, Bregu i Fildishtë fitoi 1-2 me përmbysje kundër Nigerisë dhe siguroi trofeun e tretë në histori të Kupës së Afrikës.

"Shqiponjat" kaluan në epërsi me golin e Troost Ekong, me pjesën e parë që foli për bardhjeshilët. Fraksioni i dytë i lojës ishte i luftuar, teksa Kessie vendosi ekuilibrat në të 62 minutë.

Më pas duhej sulmuesi i Dortmundit, Sebastien Haller që të përmbyste gjithçka në të 81 minutë. Pak muaj më parë Haller mposhti kancerin dhe rikthehet në fushë të fitojë një trofe të rëndësishëm.

Pasi e kanë fituar trofeun në 1992 dhe 2015, Bregu i Fildishtë triumfon për herë të tretë në Kupën e Afrikës.

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?