Pritjes i erdhi fundi! Sonte, me një mbrëmje madhështore spektakli live, në ekranin e Vizion + dhe dy kanale të dedikuara në Tring, për herë të parë në Shqipëri, do të marrë udhë një reality show ndryshe, që do të vendosë standarde të reja. Një patentë prestigjioze ndërkombëtare, e shpërndarë dhe realizuar me sukses në më shumë 50 shtete të botës.
Një sipërmarrje e jashtëzakonshme, për të cilën po punohet intensivisht prej kohësh, nën drejtimin e producentes së suksesshme Holta Dulaku dhe që është gati të takojë shikuesin.
E jashtëzakonshme vëmendja mediatike dhe publike ndaj edicionit të parë të Ferma Vip. Emrat e lakuar si konkurrentë potencialë, kanë pushtuar faqet e showbizit, kronikës rozës dhe jo vetëm.
Në një fermë të mirëfilltë, të vendosur në periferi të Tiranës, një grup prej 16 konkurrentësh, ndër personazhet më të famshëm të artit, medias apo rrjeteve sociale në Shqipëri dhe Kosovë, do të sfidojnë veten në një tjetër aspekt. Ata do të jenë fermerët më të rinj në vend. E ku ka më bukur se të shohim ata që i konsiderojmë si idhuj, në një reality show që sfidon njeriun dhe personazhin. Ferma Vip është një eksperiment shumëdimensional që i “zbath” konkurrentët para shikuesit.
Spektakli i madh do të zhvillohet në dy net Prime, përkatësisht të hënën dhe të premten, drejtpërdrejt në ekranin e Vizion+, ndërkohë që pjesëmarrësit dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri do të përcillen live 24/7 në dy kanale të dedikuara në platformën Tring, në të gjitha paketat.
Trend i audiencës dhe Reality Show #1 në disa shtete të botës, “The Farm” njihet si një format i suksesshëm, i cili lidh pas ekranit dhjetëra milionë shikues, apo shndërrohet në fenomen të rrjeteve sociale ku hashtagu i tij numëron mbi 3.5 miliardë reagime mes Facebook, Twitter, Instagram and YouTube. Trend i ndjeshëm ky edhe në Shqipëri.
Ndaj, sonte, të gjithë me Ferma Vip, në Vizion + dhe Tring.